Vitali Klitschko, kryetari i Kievit, ka krahasuar dëshmitë e vrasjeve të civilëve pranë kryeqytetit ukrainas me skena nga një film horror.
“Gjërat që po i shohim tani në Irpin dhe Bucha – këto janë skena horror. Fatkeqësisht nuk vijnë nga filmat”, ka thënë ai.
“Ky është një realitet i tmerrshëm kur shohim civilë me duar të lidhura pas shpine. Unë nuk kuptoj asnjë person që mund ta bëjë këtë. Por jam i bindur se të njëjtat skena janë të shumta në shumë qytete të tjera të Ukrainës”, shtoi ai.
Ish-kampioni i boksit për pesha të rënda gjithashtu pohoi se agresori duhet të paguajë për këtë – të paguajë një çmim të rëndë për jetën e mijëra ukrainasve.
“Ne nuk do të falim atë që u është bërë qyteteve tona dhe banorëve tanë”, deklaroi Klitschko, i cili po qëndron në kryeqytetin ukrainas. /Telegrafi/
https://twitter.com/Klitschko/status/1510631109750673409