Site icon Telegrafi

Për herë të parë në Kosovë: Në Prishtinë hapet dyqani i brendit të njohur të modës – “Lindex” (Foto)

Në prani të një numri të madh qytetarësh, në qendrën tregtare Grand Store në Prishtinë sot u hap dyqani më i ri i modës, “Lindex”. Kështu, pas Stokholmit, Londrës, Oslos, Pragës dhe shumë kryeqendrave të njohura botërore, edhe Prishtina bëhet hallkë e zinxhirit të modës – “Lindex”.

Kjo kompani suedeze shquhet për dizajn frymëzues, gamë të gjerë me kuptim të thellë të modës, koncepte unike të dyqaneve, duke ofruar dhe kësisoj modë të klasit botëror.

Në hapje të pranishëm ishin edhe figura të njohura të vendit.

E veçanta e kësaj marke të veshjeve është se përveç cilësisë së saj, dallohet edhe për çmime të përballueshme.

Në hapjen zyrtare pati befasi të shumta sidomos për të vegjlit, ndërsa për klientët u ofrua zbritje në të gjithë artikujt me 20 për qind.

Exit mobile version