Telegrafi

Për gjashtë muaj, policia në Pejë shqiptoi afro 40 mijë tiketa të trafikut

Drejtoria rajonale e Policisë në Pejë, në gjashtë mujorin e parë të vitit 2022, krahas detyrave në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike kishte aktivitete të shtuara policore në rregullim të komunikacionit dhe parandalim të aksidenteve në rrugët e rajonit të Pejës.

Gjatë kësaj periudhe kohore sipas një njoftimi për media thuhet se njësitet policore në kuadër të Drejtorisë rajonale në Pejë, kanë shqiptuar 39,546 tiketa krahasuar me vitin paraprak ka shtim të punës si dhe prezencë me të madhe në rrugët e vendit.

“Policia rajonale në Pejë gjithashtu kanë realizuar fushata vetëdijësuese në koordinim me Divizionin e Komunikacionit rrugor, kanë pas takime dhe punë koordinuese me Institucionet Komunale dhe qendrore për koordinimin e punëve dhe detyrave në rregullim të komunikacionit e që do ndikonte direkt edhe në parandalimin e aksidenteve në rrugët e vendit”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, Drejtoria rajonale e Policisë në Pejë vazhdon të jetë e angazhuar me të gjitha njësitet e veta në teren si në ruajtjen e jetës dhe pronës së qytetarit, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike por edhe në rregullim të komunikacionit, dhe mbi bazën e nevojës për një ambient të qetë dhe të sigurt i fton qytetarët që të respektojnë ligjet e zbatueshme në vend. /Telegrafi/