Site icon Telegrafi

Për gjashtë muaj hëngrën atë që askush s’e donte, s’mund ta besoni se sa para kanë kursyer!? (Foto/Video)

Filmbërësit kanadezë, çifti Grant Baldwin dhe Jen Rustemeyer, donin të dinin se sa ushqim hedhin njerëzit në plehra teksa është ende e ngrënshme. Pra, u përcaktuan në një sfidë: për të mbijetuar gjashtë muaj duke ngrënë ushqim që askush nuk dëshironte për ta ngrënë: i destinuar për t’u hedhur apo që veç është hedhur.

Pas gjashtë muajve, raporton Business Insider, çifti arriti të kursente mbi 18,442 euro, ndërsa shpenzuan vetëm 184 euro. Kjo përvojë është përmbledhur në dokumentarin: “Just Eat It: A Food Waste Story” (Haje: Rrëfimi për ushqimin e hedhur)!

Edhe pse kanë planifikuar për të paguar ushqimin, shumica e shitoreve nuk kanë pranuar të shesin ushqim me afat të skaduar, kështu janë gjendur në mënyra të ndryshme, transmeton Telegrafi.

“Kemi gjetur një kontejner në afërsi të shitoreve, që ishte gjithmonë i mbushur me ushqim. Aty kishte ushqim që i ka skaduar afati, po edhe ushqim me afat të rregullt”, ka thënë Baldwin, duke shtuar se ushqimi më së shumti hidhet nga familjet, kryesisht për shkak të ngatërresave me datat e vlefshmërisë.

Në etiketat e ushqimeve ka dy data: ai deri kur duhet shitur ushqimi dhe ai deri kur është më së miri të konsumohet. Blerësit e frikësuar shikojnë vetëm njërën dhe hedhin pa nevojë ushqimin.

“Rreth 60 për qind e konsumatorëve hedhin ushqimin shumë herët, sepse nuk kuptojnë se çfarë këto data do të thonë”, shpjegojnë ata. “Si rezultat i kësaj, familjet humbin 15-25 për qind të ushqimit të blerë. Një tjetër problem tjetër është se dyqanet nuk do të pranojnë produktet, kryesisht fruta dhe perime, që nuk duken të përsosura. Edhe nëse janë plotësisht të ngrënshme, ato nuk i gjeni në rafte”.

Në muajin e parë, Baldwin dhe Rustemeyer sollën në shtëpi proshutë në vlerën prej 1039 eurove.

“Edhe pse u përpoqëm të paguajmë për të, nuk lejuan”, thotë Rustemeyer.

Një ditë, Baldwin gjeti kontejner të mbushur me humus.

“Në momentin e parë mendova se diçka nuk është në rregull me të, sepse askush nuk do të hidhte tërë atë ushqim. Pastaj, pash datën që mund të përdorej edhe për tri javë”, thotë Baldwin.

Por, ky nuk ishte rast i izoluar, sepse Baldwin ka gjetur dhe çokollatë organike. As data e tyre e konsumit nuk ka skaduar. Baldwin thotë se ato janë hedhur për shkak se kishin tiketa vetëm në anglisht e jo edhe në frëngjishte.

“Jam goxha i sigurt se njerëzit mendojnë se kemi ngrënë pjesë të lëna. Kjo nuk është e vërtetë. Ne kemi ngremë mirë dhe me kualitet”, thotë Baldwin, i cili me gruan kishte aq shumë ushqim saqë në fund të projektit ftuan miqtë në një banket.

“Nga njëra anë jam i lumtur, sepse kemi gjetur ushqim. Kjo është emocionuese”, thotë Rustemeyer. “Nga ana tjetër, ndihem kaq fajtor sepse është turp që aq shumë ushqim po hidhet”.

Gjatë gjashtë muajve, çifti ka shpenzuar vetëm 183 euro, ndërsa kanë konsumuar ushqimin në vlerë prej 18.442 eurove. /Telegrafi/

Exit mobile version