Telegrafi

Për dy ditë konfiskohen mbi 160 kilogramë drogë

Policia e Kosovës, në tri raste të ndara gjatë kësaj jave, ka konfiskuar 160 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media u tha se përveç rastit që ka ndodhur më 28 mars, ku janë konfiskuar 65 kilogramë marihuanë, policia dje janë zhvilluar dy operacione të quajtur “Bari” dhe “Rikthimi”.

Bajram Nuhiu nga sektori për Narkotikë tha se dje në operacionin e zhvilluar në Prishtinë janë gjetur 57 kilogramë e 69 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë. Nuhiu po ashtu tha se në operacionin tjetër të realizuar në pikëkalimin Kosovë-Serbi është ndaluar një automjet transportues në të cilin janë gjendur 31 kilogramë marihuanë.

Në këtë konferencë, zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha, tha se gjatë kësaj jave janë konfiskuar gjithsej 160 kilogramë substanca narkotike. /KP/