Kievi ka paralajmëruar se mund të kërkojë arbitrazh ndërkombëtar mbi kufizimet në eksportet e drithit pasi Polonia tha se do të vazhdojë të bllokojë importet e brendshme të grurit ukrainas.
Kufizimet e vendosura nga Bashkimin Evropian në muajin maj i lejuan Polonisë, Bullgarisë, Hungarisë, Rumanisë dhe Sllovakisë të ndalonin shitjet e brendshme të grurit, misrit, farave të lulediellit ukrainas, duke lejuar tranzitimin e ngarkesave të tilla për eksport diku tjetër.
Por, kufizimet, të krijuara për të lehtësuar furnizimin e tepërt, do të skadojnë të premten, raporton skynews.
Despite the war and the Russian blockade of our ports, Ukraine is fulfilling its obligations under both the Association Agreement with the EU and WTO law. We have no intention of harming Polish farmers. We greatly appreciate the support of the Polish people and Polish families!…
— Denys Shmyhal (@Denys_Shmyhal) September 12, 2023
Polonia ka thënë se drithi më i lirë ukrainas e bën prodhimin vendas joprofitabël dhe se nuk do të heqë ndalimin edhe nëse BE-ja nuk e zgjat marrëveshjen këtë javë.
Në përgjigje, kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal tha se vendi “nuk kishte ndërmend të dëmtonte fermerët polakë” dhe vlerësoi shumë mbështetjen e popullit polak.
“Por, në rastin e shkeljes së ligjit të tregtisë në interes të populizmit politik përpara zgjedhjeve, Ukraina do të detyrohet t’i drejtohet arbitrazhit të OBT-së (Organizata Botërore e Tregtisë)”, shtoi ai.
Komentet e kryeministrit ukrainas janë të fundit nga Kievi duke bërë thirrje për t’i dhënë fund kufizimeve. /Telegrafi/