Sot (1 qershor) është Dita Botërore e Fëmijëve, ku vëmendja e prindërve, shtetit dhe shoqërisë drejtohet tek fëmijët në drejtim të respektimit të të drejtave të tyre dhe rritjes së mirëqenies.
Duke marrë parasysh rëndësinë e kësaj dite, Al Trade Center e ka vazhduar traditën duke organizuar aktivitetin për mbjelljen e fidanëve në kampusin e universitetit.
Për këtë aktivitet, Al Trade Center ka gjetur mbështetjen e Komunës së Prishtinës, Odës Amerikane dhe të Universitetit të Prishtinës.
Për shkak të situatës momentale që po mbizotëron sa i përket pandemisë, Al Trade Center ka vendosur që aktivitetin ta organizojë pa praninë e fëmijëve, por që ka arritur ta përçojë mesazhin dhe rëndësinë e ambientit të pastër dhe gjelbërimit.
Përveç mbjelljes së fidanëve në kampusin e universitetit, Al Trade Center ka treguar se së shpejti do të mbjell fidanë edhe në oborrin e Qendrës së Studentëve.