Telegrafi

Për ditëlindje, Blero sjell këngën e albumit të tij të fundit në bashkëpunim me Fissi dhe Slicky

Foto: Blero/YouTube

Këngëtari i njohur Blero, ka publikuar edhe këngën e tij të fundit nga albumi i ri “6 copë jetë”.

“Marshallah” titullohet kënga e gjashtë dhe e fundit e këtij albumi, e cila vjen në bashkëpunim me Fissin dhe Slickyn.

Kënga është ritmike dhe RnB, teksa për tekstin e saj janë kujdesur Fissi, Doni dhe Slicky.

Foto: Blero/YouTube

Orkestrimi ndërkohë është bërë nga vet Blero në studion e tij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Kënga është vizualizuar edhe me klip, i cili i është besuar produksionit kosovar, Imagine Films.

Në të njëjtën ditë që publikoi projektin, Blero feston edhe ditëlindjen e tij të 41-të, dhe me këtë rast ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e tij. /Telegrafi/