Këngëtari i njohur Blero, ka publikuar edhe këngën e tij të fundit nga albumi i ri “6 copë jetë”.
“Marshallah” titullohet kënga e gjashtë dhe e fundit e këtij albumi, e cila vjen në bashkëpunim me Fissin dhe Slickyn.
Kënga është ritmike dhe RnB, teksa për tekstin e saj janë kujdesur Fissi, Doni dhe Slicky.
Orkestrimi ndërkohë është bërë nga vet Blero në studion e tij.
Kënga është vizualizuar edhe me klip, i cili i është besuar produksionit kosovar, Imagine Films.
Në të njëjtën ditë që publikoi projektin, Blero feston edhe ditëlindjen e tij të 41-të, dhe me këtë rast ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e tij. /Telegrafi/