Telegrafi

Për 24 orë policia arreston 20 persona dhe shqipton 1,391 gjoba trafiku

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka vazhduar me arrestimin e personave që kanë kryer vepra të ndryshme penale, si dhe shqiptimin e gjobave për ata që kanë shkelur rregullat e komunikacionit.

Gjatë këtij 24 orëshi, policia ka arrestuar 20 persona ku prej tyre 11 janë dërguar në mbajtje dhe 2 për vuajtje të dënimit.

Kurse ka shqiptuar 1,391 tiketa trafiku. /Telegrafi/