Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka ndaluar 58 për mosrespektim të dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë COVID-19.
Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se ndalimi i qytetarëve për mosrespektim të masave është bërë në Podujevë, Ferizaj, Prizren, Suharekë, Mitrovicë, Vushtrri, Malishevë.
Lexoni të plotë raportin e Policisë për rastet e mosveprimit sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë.
Podujevë 03.08.2020-10:10. Është iniciuar rast ndaj personit të dyshuar mashkull kosovar, i cili ndonëse kishte rezultuar pozitiv me COVID-19, i njëjti nuk i është përmbajtur masave parandaluese për vetizolim. Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda e rastit në procedurë të rregullt dhe i njëjti është urdhëruar të kthehet në vetizolim.
Ferizaj 03.08.2020-20:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Prizren 02.08.2020 – 23:50. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Prizren 02.08.2020 – 23:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Prizren 03.08.2020-00:30. Gjatë patrullimit është hasur duke punuar një lokal në të cilin brenda ishin rreth 11 persona. Pas verifikimit të tyre të njëjtit kanë vepruar në kundërshtim me masat e marra nga Qeveria e RKS-së. Të lartcekurit janë intervistuar dhe në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.
Prizren 03.08.2020-02:05. Gjatë patrullimit janë ndaluar tre meshkuj kosovarë të cilët kanë vepruar ne kundërshtim me masat e marra nga Qeveria e RKS-së. Të lartcekurit janë intervistuar dhe në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedure të rregullt.
Prizren 03.08.2020-00:30. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar rasti pasi që i njëjti ka organizuar aheng në kundërshtim me vendimin Qeverisë së RKS-së. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Prizren 03.08.2020-23:00. Gjatë patrullimit është hasur duke punuar lokali në të cilin brenda ishin rreth 20 persona të cilët kanë vepruar në kundërshtim me masat e marra nga Qeveria e RKS-së. Rasti shkon në procedurë të rregullt.
Prizren 03.08.2020-22:40. Gjatë patrullimit është hasur duke punuar lokali në të cilin brenda ishin rreth 10 persona të cilët kanë vepruar në kundërshtim me masat e marra nga Qeveria e RKS-së. Rasti shkon në procedurë të rregullt.
Suharekë 03.08.2020-22:41. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar rasti pasi që i njëjti ka organizuar aheng në kundërshtim me vendimin Qeverisë së RKS-së. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Suharekë 03.08.2020-23:30. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar rasti pasi që i njëjti ka mbajtur të hapur lokalin në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së RKS-së. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Prizren 03.08.2020-23:20. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar rasti pasi që i njëjti ka mbajtur të hapur lokalin në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së RKS-së. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Malishevë 03.08.2020-21:15. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Mitrovicë 02.08.2020 – 23:12. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Vushtrri 02.08.2020 – 22:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Vushtrri 02.08.2020 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Vushtrri 02.08.2020 – 23:57. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Mitrovicë 02.08.2020 – 23:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/