Një 58-vjeçar nga Nju Jorku, është shpëtuar pasi për 10 orë qëndroi i ngujuar brenda veturës, pasi trashësia e borës prej katër metrave ia kishte bllokuar mjetin transportues dhe e kishte pësuar keq nga hipotermia, shkruan Sky News.
Gjithçka ndodhi kur mbeti pa ngrohje derisa stuhia e borës e godiste Nju Jorkun dhe disa qytete tjera në Shtetet e Bashkuara, transmeton Telegrafi.
Ai disa herë kishte kërkuar ndihmë, megjithatë policët që u shfaqen disa herë në vend të ngjarjes nuk kanë mundur të lokalizojnë veturën e mbuluar nga bora.
E kur më në fund e gjetën, e dërguan burrin me urgjencë në spital pasi ishte goditur rëndë nga hipotermia. /Telegrafi/