Nicolas Pepe ka mbërritur në Londër për ta kompletuar transferimin te Arsenali.
Sulmuesi nga Bregu i Fildisht do t’i bashkohet Arsenalit pas një viti të jashtëzakonshëm në Ligue 1 me Lillen.
Pepe do të bëhet transferimi rekord i Arsenalit, pasi klubi londinez ka pranuar të paguajë 80 milionë euro për të.
Lojtari tanimë ndodhet në Londër, pasi janë publikuar videot e tij nga aeroporti londinez.
Apparently Nicolas Pépé taking a flight to London pic.twitter.com/22Mry47rH2
— ???????????? (@TheGoonerWay1) July 28, 2019
Zyrtarizimi i këtij transferimi nga Arsenali është çështje orësh sipas medieve angleze.
E mesfushori shqiptar Granit Xhaka duket se është i lumtur për transferimin e Pepes.
Në një foto në Instagram ku shihet Pepe me fanellën e klubit londinez, Xhaka e ka pëlqyer atë. /Telegrafi/