Site icon Telegrafi

Pep Guardiola shpallet si trajneri i shekullit – Flick si strategu i vitit

Globe Soccer Awards ka shpallur Pep Guardiolën si trajnerin më të mirë të shekullit.

Kompania me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe ka përzgjedhur spanjollin si strategun më të mirë për periudhën nga viti 2001 deri më 2020.

Por, karrierën si trajner, Guardiola e filloi më 1 korrik të vitit 2007, te Barcelona B.

Më 1 korrik të vitit 2008, spanjolli kalo8i si trajner i skuadrës së parë, duke fituar të gjithë trofetë e mundshëm gjatë periudhës katër vjeçare.

Më pas, Guardiola u larguar nga Camp Nou, për t’iu bashkuar Bayern Munichut për 1 korrik të vitit 2013, e që aty fitoi trofe vetëm në Gjermani, por jo edhe në Evropë.

Më 1 korrik të vitit 2016, ai iu bashkua Manchester Cityt, duke fituar po ashtu trofe vetëm në Angli, e në Evropë ende vazhdon të punojë për të arritur suksese.

Globe Soccer Awards ka zgjedhur po ashtu Han-Dieter Flickun si trajnerin e vitit, pas tripletës së fituar me Bayern Munichun në edicionin e kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version