Site icon Telegrafi

Pep Guardiola mund të thyejë premtimin e dhënë te Bernardo Silva

Pep Guardiola do ta thyente premtimin e tij për të mbajtur Bernardo Silvan në Manchester City për të gjithë periudhën e tij në klub, nëse mesfushori i bashkohet Barcelonës.

Mesfushori 27-vjeçar, i cili ka qenë në City për pesë sezone dhe ka fituar katër tituj të Ligës Premier, thuhet se i ka thënë klubit se dëshiron t’i bashkohet gjigantëve katalanas pavarësisht se ka tre sezone të tjera të plota në kontratën e tij në Etihad.

Me Mundo Deportivo që raporton se portugezi i ka kërkuar tashmë Cityt të fillojë bisedimet me Barcelonën për një lëvizje të mundshme, Guardiola mund të duhet të rishqyrtojë qëndrimin që ai përshkroi katër vjet më parë.

Lexo po ashtu Barcelona projekton transferimin e Silvas

“Kur ai luan, ai luan në nivel të lartë”, kishte thënë Guardiola përpara udhëtimit të Cityt te Wigani në Kupën FA në shkurt të vitit 2018, të cilin ata e humbën 1-0.

“Ai është një djalë i ri, ai është një djalë për të cilin jemi të lumtur që e kemi në dhomat e zhveshjes”.

“Do të qëndrojë për një kohë të gjatë, ndërsa unë jam këtu, ai nuk do të largohet, do të qëndrojë me mua”.

Lexo po ashtu Manchester City kërkon 100 milionë euro për Bernardo Silva

“Nuk e kam parë të trishtuar, qoftë edhe për një ditë – gjithmonë në humor të mirë dhe nuk mund ta imagjinoni se sa e rëndësishme është kjo”.

“Kur ai nuk luajti shumë, nuk mund ta imagjinoni se sa i rëndësishëm është ai në dhomat e zhveshjes dhe ai është i tillë, disponimi i tij është gjithmonë në vendin e duhur”, kishte shtuar më tej strategu spanjoll.

Lexo po ashtu Barcelona dhe Manchester City në bisedime për një shkëmbim të bujshëm

Silva ka shënuar 48 gola dhe ka realizuar 51 asistime në 251 paraqitjet e tij për Cityn që kur u bashkua nga Monaco për 45 milionë euro në vitin 2017.

Në një bisedë me The Times në mars, Silva pranoi se donte të largohej nga klubi gjatë pandemisë – duke shtuar se ai ndryshoi qëndrimin e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version