Site icon Telegrafi

Pep Guardiola i konfirmon një nder të madh Liverpoolit në prag të përfundimit të edicionit

Pep Guardiola ka konfirmuar se Manchester City do t’i bëjë korridorin e nderit Liverpoolit, në derbin që zhvillohet mes dy skuadrave të enjten e javës së ardhshme në Etihad.

Citzens u dorëzuan në garë për titull në humbjen 2-1 që pësuan ndaj Chelseat të enjten e kësaj jave, derisa kanë mbetur edhe shtatë javë për t’u luajtur.

Skuadra që udhëhiqet nga Jurgen Klopp do t’i ketë shtatë korridore nderi në fund të këtij edicioni, derisa kanë shkuar 23 pikë dallim nga vendi i dytë Manchester City.

Lexo po ashtu Koha kur Mario Balotelli kishte deklaruar se në momentin që Liverpooli fiton titullin e Ligës Premier, botës do t’i vije fundi

“Ne do të bëjë korridorin e nderit, natyrisht. Liverpooli do të ketë një trajtim të mirë kur luan kundër ne në shtëpi”, ka thënë Guardiola.

“Andaj, natyrisht se ne do të bëjmë atë gjë, pasi ata e kanë merituar atë”, ka shtuar më tej trajneri i Cityt.

City kishte pranuar pesë korridore të nderit në edicionin 2017/18, duke barazuar kështu rekordin e Manchester United me triumfin e titullit në Ligën Premier në javën e 33-të. /Telegrafi/

Exit mobile version