Site icon Telegrafi

Pep Guardiola ka një rregull të çeliktë, nuk nënshkruan me lojtarë nga dy klube

Pep Guardiola ka një politikë shumë të “qartë” transferimi në Manchester City – dhe përfshin mos nënshkrimin e lojtarëve nga dy klube.

Në afatin kalimtar të verës, Guardiola vuri theksin në sjelljen e lojtarëve më të rinj në klub – duke sjell lojtarë si Josko Gvardiol dhe Jeremy Doku.

Së fundmi Guardiola vlerësoi punën e drejtorit të futbollit Txiki Begiristain për sigurimin e nënshkrimit prej 15 milionë funtesh të Manuel Akanji.

Por, sipas një libri të ri për katalanasin, Guardiola, duhej t’i tregonte kolegut të tij se ai nuk do të nënshkruante lojtarë nga të dy ish-klubet e tij, Barcelona dhe Bayern Munich.

Gazetari Marti Perarnau, një burrë që ka qasje të afërt me Guardiolën, po publikon një libër të titulluar, ‘Zot ruaje Pepin’, në fillim të vitit të ardhshëm.

Ai përfshin një nivel krejtësisht të ri të njohurive mbi metodat menaxheriale të Guardiolës dhe besnikërinë e tij ndaj atyre për të cilët ka punuar.

Ai e anashkaloi mundësinë për t’u ribashkuar me Lionel Messin në vitin 2020 kur ishte te Barça, ndërsa refuzoi gjithashtu të “prekte” yjet e Bayernit të cilët u identifikuan si objektiva transferimi nga bordi.

“Ishte Messi ai që u ofrua tek Manchester City në 2020. Ai që trokiti në derë ishte Leo. Pep kishte rezervën e tij. Ai është shumë i qartë që të mos prekë Barçën dhe të mos prekë Bayernin”, ka thënë fillimisht Perarnau për AS.

“City kishte një listë të lojtarëve të Bayernit për të nënshkruar dhe Pep i tha Txikit  të mos prekte askënd. Dhe kishte shumë prej tyre, pothuajse të gjithë përveç portierit”, përfundoi gazetari.

Megjithatë, ka disa përjashtime. Guardiola nënshkroi Thiago Alcantara nga Barca kur ishte në Bayern, dhe gjithashtu e bëri Claudio Bravon një nga blerjet e tij të para në City nga Blaugranët.

Pesë herë fituesi i Ligës Premier ka qenë gjithashtu më se i lumtur që ka lejuar lojtarët të kalojnë në klube me Eric Garcia, Ferran Torres, Ilkay Gundogan dhe Joao Cancelo që të gjithë kanë nënshkruar për Barçën. /Telegrafi/

Exit mobile version