Site icon Telegrafi

Pep Guardiola flet për derbin me Liverpoolin dhe ofertën e Brazilit

Jurgen Klopp në konferencën për shtypin përpara finales me Manchester City kishte thënë se Pep Guardiola është trajneri më i mirë në botë, ndërsa spanjolli e ka mohuar këtë epitet.

Dy skuadrat më të forta në Angli do të përballen me njëra-tjetrën në “Etihad Stadium” të dielën nga ora 17:30.

Pep Guardiola në konferencën e sotme ka folur për ndeshjen dhe fjalët e homologut të tij Jurgen Klopp.

Lexo po ashtu Klopp për derbin ndaj Man Cityt: Nuk do ta vendos titullin në Ligën Premier

“E falënderoj nga zemra Kloppin, por nuk jam unë trajneri më i mirë. Do doja ta thoja edhe unë se jam më i miri, por nuk është e vërtetë”.

“E admiroj shumë Liverpoolin dhe atë që bën skuadra. Të dy skuadrat janë të forta, ne duhet të identifikojmë pikat e tyre të dobëta, që sinqerisht janë shumë të pakta”, deklaroi Guardiola.

Man City kryeson me 70 pikë, ndërsa Liverpooli ka vetëm një pikë më pak.

Në ditët e fundit u fol se Guardiola është ëndrra e madhe e drejtuesve të Federatës Braziliane të Futbollit, pasi përzgjedhësi aktual Tite do të largohet pas Botërorit Katar 2022.

“Nuk e di nga kanë dalë këto zëra. Ndodhem nën kontratë me Manchester City (2023), jam shumë i lumtur këtu. Jam i gatshëm të qëndrojë përjetë te ky klub”.

Lexo po ashtu Brazili do të tentojë të pamundurën për të bindur Guardiolan që të bëhet përzgjedhës i tyre

“Do nënshkruaja edhe për 10 vite të tjera, por nuk është ky momenti”, ka thënë Guardiola. /Telegrafi/

Exit mobile version