Telegrafi

Pep Guardiola arriti shifrën e 100 fitoreve në Ligën e Kampionëve, thyen edhe rekord

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, i është bashkuar një grupit të vetëm tre trajnerëve që kanë arritur 100 e më shumë fitore në epokën e Ligës së Kampionëve.

Një tjetër lojë, një tjetër rekord – këtë herë për menaxherin e Cityt që thyen rekord!

Fitorja 4-0 e Cityt në ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Real Madridit, e pa Guardiolën të bëhet trajneri që arrin më shpejtë 100 fitore në Ligën e Kampionëve.

Katalunasit i janë dashur vetëm 160 ndeshje si trajner për të arritur 100 fitore, më shpejt se rekordmeni i mëparshëm Carlo Ancelotti, të cilit iu deshën 180 ndeshje për të arritur tre shifror.

Në fakt, Guardiola është vetëm trajneri i tretë që arrin shifrën e 100 fitoreve në Ligën e Kampionëve, me Sir Alex Ferguson i pari që e ka arritur atë pas 184 ndeshjeve.

Guardiola ka fituar 47 nga 74 ndeshjet e tij me Cityn në këtë garë me një përqindje fitoresh prej 64 për qind. Në këto ndeshje, City ka shënuar 174 gola dhe kemi pranuar vetëm 75.

Para se të vinte në Etihad, ai kishte arritur 30 fitore me Barcelonën dhe 23 fitore me Bayern Munich.

Vetëm tre trajnerë kanë fituar më shumë Kupa Evropiane se Guardiola, falë dy sukseseve të tij në Barcelonë; Ancelotti, Zinedine Zidane dhe Bob Paisley. /Telegrafi/