Pep Guardiola është një nga trajnerët më të mirë në histori të futbollit dhe rezultatet e arritura ndër vite e dëshmojnë këtë.
Spanjolli e ka nisur karrierën te Barcelona në vitin 2008. Ai fitoi të gjithë trofetë e mundshëm me klubin katalunas, përfshirë edhe Ligën e Kampionëve dy herë.
Guardiola është në krye të Manchester Cityt që nga viti 2016, ku sukseset nuk po mungojnë.
Trajneri i njohur është përgjigjur se cila është skuadra më e fortë me të cilën është përballur, duke e zgjedhur Liverpoolin.
“Kundërshtari qe e kemi, e kam thënë shumë herë, kundërshtari më i fortë më të cilët jam përballur në karrierën si trajner është Liverpooli”.
“Nuk janë vetëm fjalë. E kam thënë kur kam qenë para tyre, por edhe pas tyre, kur kam fituar dhe kur kam humbur”.
“Ata kanë gjithçka çfarë i duhet një ekipi në lojë, kundërsulmin, transformimin, mbrojtjen, sulmi dhe mentalitetin. Stadiumin Anfield, shumë gjëra”, ka thënë Guardiola para ndeshjes me Watfordin.
Pep i ka zgjedhur Liverpoolin edhe pse ka luajtur kundër shumë skuadrave si Real Madrid, Juventus, Inter, madje edhe ndaj ish klubit të tij Barcelonës. /Telegrafi/