Pentagoni mbivlerësoi pajisjet amerikane që i dërgoi shtetit ukrainas me rreth tre miliardë dollarë, kanë thënë për reuters zyrtarë të mbrojtjes dhe një ndihmës i Senatit amerikan.
Gabimi ishte rezultat i caktimit të një vlere më të lartë për armët që u morën nga stoqet e SHBA-së dhe më pas u dërguan në Ukrainë, thanë sot dy zyrtarë të lartë të mbrojtjes.
“Ne kemi zbuluar mospërputhje në mënyrën se si ne vlerësojmë pajisjet që i kemi dhënë Ukrainës”, tha një nga zyrtarët e lartë të mbrojtjes.
Kongresi po njoftohet për rregullimin e gabimit, shtuan burimet, raporton skynews.
Gabimi në llogaritje hap mundësinë për dërgimin e më shumë armëve në Kyiv për mbrojtjen e saj kundër forcave ruse.
Ndryshe, SHBA-ja është vendi që e ka ndihmuar më së shumti Ukrainën, e cila po lufton me pushtuesit rus që nga 24 shkurti i vitit të kaluar. /Telegrafi/