Site icon Telegrafi

Pensionistët s’e morën pensionin e paraparë (Video)

Të moshuarit nuk e kanë marrë pensionin e paraparë për këtë muaj, të cilin do të duhej ta merrnin këtë të mërkurë, raporton KTV.

Ata janë të indinjuar me këto vonesa, pasi sipas tyre, janë të tepërta, duke marrë parasysh që edhe ato pak që i marrin nuk po u mjaftojnë.

Ndërkohë, në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, arsyetohen me procedurat brenda ministrisë, për shkak të rritjes së pensioneve për kontributdhënësit dhe ndarjen e kategorive, derisa deklaron se pensionet do t’i marrin më së largu të enjten.

Nuk është hera e parë që pensionistët nuk i marrin pagat e pensioneve me kohë, ata janë shprehur se kjo është përsëritur disa herë gjatë vitit.

Exit mobile version