Pep Guardiola e pranon se është mërzitur komentet e fundit të Jurgen Klopp për shpenzimet e klubit të tij.
Trajneri gjerman Klopp, javën e kaluar kishte thënë se janë disa klube që kanë para më shumë se të tjerat, duke e diktuar edhe tregun.
“[Real] Madrid, Barcelona, [Manchester] City dhe [Paris Saint Germain]. Çfarëdo që u nevojitet, ata e blejnë. Ju nuk mund të shtyheni me ta. Kjo është situata”.
Liverpooli nuk ka shpenzuar këtë verë për nënshkrime të reja. Por sezonin e kaluar ata morën emra si Alisson Becker, Fabinho, Naby Keita dhe Xherdan Shaqiri, por u financuan pjesërisht nga pagesa e marrë për Philippe Coutinhon.
Guardiola u pyet përpara ndeshjes ndaj Liverpoolit, që zhvillohet këtë të diel.
“Po, kjo më shqetëson mua sepse nuk është e vërtetë që kemi shpenzuar 200 milionë funte çdo afat kalimtar”.
“Po ashtu është Liverpooli -“Kurrë nuk do të ecësh vetëm”- nuk është një ekip i vogël”.
“Sigurisht që nuk më pëlqen sepse nuk është e vërtetë. Sezonin e kaluar kemi shpenzuar 17 milionë funte”.
“Dy sezone më parë kur erdha, mora lojtar se në ekip kishte 10 ose 11 lojtarë mbi moshën 30 vjeç – ju duhet t’i [zëvendësoni ata]”.
“Por ne nuk mund të harxhojmë 200 milionë funte në çdo sezon. Për shembull, Liverpool harxhoi mbi 200 milion sezonin e kaluar, dhe ata nuk mund ta bëjnë këtë çdo sezon”.
“Çfarë ndodh në Real Madrid dhe Barcelona, nuk e di sepse nuk jam aty”, ka thënë Guardiola. /Telegrafi/