Telegrafi

Pengojnë policin në kryerjen e detyrës, arrestohen katër persona në Istog

Foto: Ilustrim

Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj (nën ndikim të alkoolit) në Studenicë të Istogut, pasi që të njëjtit kanë penguar zyrtarët policorë gjatë kryerje së detyrës.

Gjatë arrestimit një zyrtar policore ka pësuar lëndime të lehta dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/