Një person është arrestuar pasi i njëjti ka penguar dhe kanosur zyrtarët policor në kryerje të detyrës.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 11:00, në Fushë Kosovë.
Tutje thuhet se me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njejti ka penguar dhe kanosur zyrtarët policor në kryerje të detyrës. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/