Në qyteti Lutsk në Ukrainë, një burrë i armatosur me eksplozivë dhe armë të ndryshme po mban peng një autobusë të mbushur me pasagjerë, shkruan ABC News.
Sipas të dhënave të policisë, brenda autobusit gjendet rreth 20 pasagjerë. E trafiku në qendrën e qytetit është mbyllur për shkaqe sigurie, transmeton Telegrafi.
Komandanti i policisë rajonale Jurij Kroshko, ka bërë të ditur se tani për tani nuk ka ndonjë informacion nëse dikush është lënduar.
“Tani për tani, kemi parë dëme vetëm në autobus”, ka shtuar Kroshko.
Sulmuesi ka shkruar në profilin e tij në Twitter se është i pakënaqur me sistemin.
Identiteti i sulmuesit po kontrollohet nga organet e sigurisë, i cili deri më tani nuk ka ndonjë kërkesë specifike dhe nuk po pranon të komunikojë me askënd. /Telegrafi/