Ai i shfrytëzon rrjetet sociale për të qëndruar afër fansave.
Dhe Kanye West ka filluar ta ndjek përsëri ish-bashkëshorten e tij, Kim Kardashian, duke shtuar edhe disa persona të tjerë në listën e tij të ndjekjes, shkruan DailyMail.
44-vjeçari që ka promovuar së fundi albumin e ri “Donda”, filloi të ndjek përsëri Kimin, duke shtuar edhe Solange Knowles, markën e njohur të modës Fashion Nova dhe disa llogari të fansave të tij.
Më herët ai kishte vetëm ish-gruan e tij, Kim në listën e Instagramit, ndërsa tani ai po ndjek edhe 23 llogari tjera.
Kujtojmë që 40 vjeçarja, u paraqit për divorc nga reperi në shkurt dhe që atëherë është raportuar se ai pranoi se e kishte tradhtuar në rrethin e tij të brendshëm gjatë turneut të tij në Shën Pablo në 2016.
Kim dhe Kanye u martuan në 24 maj 2014 gjatë një ceremonie luksoze të mbajtur në Firence, Itali.
Dasma erdhi gati një vit pasi themeluesja e KKW Beauty dhe krijuesi i hitit Stronger mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku, vajzën North West, tetëvjeçare. /Telegrafi/