Vogëlushja Maia nga Melbourne i Australisë, është pikëlluar së tepërmi pasi hajnat i thyen shtëpinë dhe vodhën këlyshin e vogël.
Por, katërvjeçarja nuk mund të përmbahej nga gëzimi, kur qeni labrador që ka vetëm tetë javë, u shfaq në mënyrë misterioze para derës së shtëpisë, transmeton Telegrafi.
Meqenëse nuk është i aftë të bëjë rrugë të gjatë, besohet se atë e kanë kthyer prapa të njëjtit plaçkitës, që kishin vjedhur edhe një laptop, iPad dhe disa stoli ari.
Videoja e postuar më poshtë, tregon takimin emocionues mes vogëlushes dhe kafshës së shtëpisë, që i morën për një kohë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=HiyJDRSiyBU&feature=youtu.be