Ardhmëria e Ballkanit Perëndimor është në Perëndim, deklaroi sot në Podgoricë nënpresidenti amerikan Mike Pence dhe paralajmëroi se do të punojë në lidhjen midis BE-së, Ballkanit dhe SHBA-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pens në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin malazez Dushko Markoviq deklaroi se vizita e tij në Mal të Zi e konfirmon mbështetjen e SHBA-së në rajon.
“Hyrja e Malit të Zi në NATO është sukses historik dhe e tregon fuqinë e këtij vendi vetëm dhjetë vite pas ripërtëritjes së pavarësisë. NATO përbëhet nga shtete të mëdha dhe të vogla, por SHBA-ja nuk ka aleatë të vegjël dhe ne e vlerësojmë aleancën tonë të re në NATO”, theksoi Pence.
Ai tha edhe se ardhmëria e rajonit është në Perëndim.
“Besoj se ardhmëria e Ballkanit Perëndimor është në Perëndim dhe gëzohem që do të punojmë për përforcim të lidhjes midis BE-së, Ballkanit dhe SHBA-së”, theksoi Pence.
Presidenti amerikan Pence, i cili dje udhëtoi për vizitë dyditore në Mal të Zi sot do të marrë pjesë në Samitin e Kartës së Adriatikut. Nikoqirë të takimit janë mali i Zi dhe Maqedonia e cila momentalisht kryeson me Kartën e Adriatikun.
Në takim krahas nikoqirit kryeministri malazez Markoviq dhe kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev marrin pjesë edhe kryeministrat i Kosovës Hashim Thaçi, i Shqipërisë Edi Rama, Kroacisë Andrej Plenkoviq, BeH-së Denis Zvizdiq dhe kryeministrja serbe Ana Bërnabiq, njofton AIM.
Temë e Samitit janë proceset euro-atlantike në rajon, përforcim i reformave dhe roli dhe kontributi i Kartës së Adriatikut drejt sigurisë rajonale dhe globale. Në Samit janë paraparë më shumë takime bilaterale. /Telegrafi/