Sulmuesi i Atletico Madridit, Alvaro Morata ka folur fjalë të mëdha për yllin e Barcelonës, Robert Lewandowski, të cilët e krahason me dy sulmues të mëdhenj si Luis Suarez dhe Karim Benzema, të cilët kanë lënë trashëgimi në botën e futbollit.
Morata është njëri nga sulmuesit më në formë në botë momentalisht, por ai ka folur për modelet që ai ndjek, duke zgjedhur emra të mëdhenj.
“Unë jam një tifoz i madh i Lewandowskit. Më pëlqen ta shoh atë duke luajtur”, ka thënë fillimisht Morata.
“Për mua, ai është, së bashku me Suarez dhe Benzeman, një nga sulmuesit më të mirë në dekadën e fundit”.
“Tre sulmuesit e mi të preferuar? Joselu, Kane dhe Lewandowski”, përfundoi sulmuesi i Atleticos.
Pavarësisht kritikave me të cilat Lewandowski është përballur kohët e fundit te Barça, sulmuesi polak mbetet një model për shumë numra 9 në Evropë.
Trashëgimia e Lewandowskit i paraprin atij. Makina polake e golit ka 632 gola në karrierën e tij dhe nuk duket sikur do të ngadalësohet as në moshën 35-vjeçare.
Suarez është padyshim një makinë goli me 544 gola në karrierë, por është e vështirë të thuhet se ai është një sulmues më i mirë se Lewa. Është e drejtë t’i vendosim në të njëjtin nivel, dhe kjo është ajo që Morata sapo bëri. /Telegrafi/