Site icon Telegrafi

“Më pëlqen Dua Lipa dhe seksi oral”, fansi i komunitetit LGBT+ proteston me bluzë kreative në Paradën e Krenarisë

Këto ditë në New York po mbahet Parada e Krenarisë, e cila është mbajtur edhe në Prishtinë pak ditë më parë.

Numër i madh i pjesëtarëve të komunitetit LGBT+ kanë marshuar rrugëve të kryeqytetit njujorkez për të bërë thirrje për njohjen e të drejtave të tyre dhe uljen e stigmatizimit.

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, është një nga përkrahëset më të mëdha të këtij komuniteti.

Lexo po ashtu Dua Lipa i tregon botës për Paradën e Krenarisë në Prishtinë dhe krijimin e hapësirave të sigurta për komunitetin LGBT+

Interpretuesja e hitit “Levitating” e cila ndiqet nga mbi 88 milionë njerëz në rrjetin social Instagram, shpërndau së fundmi një video shumë interesante për ndjekësit e saj në InstaStory.

Bëhet fjalë për një fans të sajin homoseksual, i cili kishte protestuar në Paradën e Krenarisë me një bluzë të zezë, në të cilën shkruhej: “Më pëlqen Dua Lipa dhe të kryej seks oral”.

Foto: Dua Lipa/InstaStory

“Energjia e Paradës së Madhe bejb”, shkroi këngëtarja në mbishkrimin e këtij postimi në InstaStory.

Përndryshe, Dua pak ditë më parë i dha hapësirë në buletinin e saj Serivice95, Paradës së Krenarisë të mbajtur në Prishtinë dhe krijimin e hapësirave të sigurta për komunitetin LGBT+ në Kosovë. /Telegrafi/

Foto: Dua Lipa/InstaStory

 

Exit mobile version