Site icon Telegrafi

Pëlqehet nga Chelsea dhe Man City, Milani i gatshëm të shesë sulmuesin Rafael Leao

Klubi italian, Milani thuhet se po dëgjon ofertat për portugezin Rafael Leao gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Leao ka qenë lojtari kryesor i Rossonerëve në fitimin e Scudettos në sezonin e fundit të Serie A duke bërë shumë klube evropiane të lidhen me të.

Ylli portugez ka qenë i lidhur me Chelsean, ndërsa Manchester City është gjithashtu i interesuar ku drejtori sportiv Txiki Begiristain ka qenë prej kohësh tifoz i tij.

Lexo po ashtu Leao refuzon ofertën fillestare të Milanit për rinovimin e kontratës

Sipas mediumit Il Corriere dello Sport, pavarësisht heroizmave të tij gjatë fitimit të titullit, Milani është i përgatitur të ndahet me sulmuesin.

Nëse një ofertë prej 80 milionë euro arrin për Leaon, atëherë Milani do të konsiderojë shitjen e tij.

Me një marrëveshje deri në vitin 2024, bisedimet kanë vazhduar me drejtuesit e lojtarit për disa muaj për një marrëveshje të re, por pa sukses. /Telegrafi/

Exit mobile version