Reperi i popullarizuar, Trim Ademi – Capital T, është mjaft i pëlqyer dhe gjatë këtij viti lansoi projekte të shumta.
Së fundmi, ai ka publikur këngën e re “Sytë e tu” të kompletuar edhe nga ana vizuale, pjesë e së cilës u bë edhe modelja Françeska Jaçe.
Megjithatë, ky projekt u mirëprit nga publiku dhe vetëm për pak ditë ka mbledhur mbi një milion shikime në kanalin zyrtar, YouTube.
Kapo, i cili shquhet për zërin e veçantë, është mjaft i angazhuar në mbrëmje dhe koncerte përreth trojeve shqiptare.
I njëjti ka paralajmëruar edhe një koncert solistik në Tiranë me datën 19 shtator.
Ndërkohë, 28-vjeçari ka arritur edhe një milion ndjekës në Instagram, duke thënë se pa këta të fundit suksesi i tij nuk do kishte kuptim. /Telegrafi/