Telegrafi

Pëlqehet kënga e re “1 milion” e rap-artistit të ri Blleki, paralajmëron projekte të reja (Video)

Rap-artisti i ri Flamur Rukovci, i njohur me pseudonimin e tij Blleki, i është futur fuqishëm tregut muzikor shqiptar.

Para pak ditësh ai publikoi projektin e tij më të ri muzikor me titull “1 milion”, beat-in dhe tekstin e së cilës i ka realizuar vet.

Kënga është publikuar në YouTbe edhe me klip, për të cilin janë kujdesur Deap Production.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Që në momentet e para të lansimit, kënga ka arritur të pëlqehet dhe komentet e fansave ka qenë më se pozitive.

Së shpejti, rap-artisti i ri nga Gjilani ka paralajmëruar se do të sjellë edhe një tjetër projekt të ri, pasuar nga suksesi që po përjeton kënga e tij e fundit “1 milion”. /Telegrafi/