Rap-artisti i ri Flamur Rukovci, i njohur me pseudonimin e tij Blleki, i është futur fuqishëm tregut muzikor shqiptar.
Para pak ditësh ai publikoi projektin e tij më të ri muzikor me titull “1 milion”, beat-in dhe tekstin e së cilës i ka realizuar vet.
Kënga është publikuar në YouTbe edhe me klip, për të cilin janë kujdesur Deap Production.
Që në momentet e para të lansimit, kënga ka arritur të pëlqehet dhe komentet e fansave ka qenë më se pozitive.
Së shpejti, rap-artisti i ri nga Gjilani ka paralajmëruar se do të sjellë edhe një tjetër projekt të ri, pasuar nga suksesi që po përjeton kënga e tij e fundit “1 milion”. /Telegrafi/