Telegrafi

Pëlqehet “Across the World” nga Capital T, Koach dhe Cliqme

Capital T njihet si një prej reperëve më puntor të skenës muzikore shqiptare.

Lanson shpesh projekte, hit pas hiti, ai sigurohet që të godasë hip hop skenën.

“Across the World” si projekt ritmik është pëlqyer shumë nga publiku.

Tashmë ka gati dy milionë klikime në rrjetin social YouTube dhe ka rreth një mijë komente, shumica pozitive.

Projekti është punuar nga Djeckman në B-note Entertainment.

Teksti është punuar nga Koach 2.0 dhe vet Capital T, ndërsa regjinë e videos e ka bërë Nero Beril Films.

Capital T ndryshe ka vazhduar me performancat e tij anë e mbanë diasporës. /Telegrafi/