Telegrafi

Pellegrini vështirë të arrihet, Interi rikthehet te pista Gundogan

Ilkay Gundogan. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Lorenzo Pellegrini është mesfushori që pëlqen Antonio Conte për ta transferuar te Interi.

Por ylli italian i Romës duket vështirë i arritshëm, pasi Giallorosët janë gati ta blindojnë atë me kontratë të re.

Pellgrini është një romanist dhe ka shprehur dëshirën për ta vazhduar kontratën me Romën pasi synon të jetë një De Rossi i ri.

Kësisoj Interi ka vendosur që të ndërrojë objektiv dhe të rikthehet te pista e vjetër Ilkay Gundogan.

Ilkay Gundogan. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Mesfushori turko-gjerman ka shprehur dëshirën për tu larguar nga Manchester City pasi nuk ka pranuar rinovimin e kontratës.

Kontrata aktuale e reprezentuesit gjerman skadon në verën e vitit 2020 dhe City do ta shesë atë.

Inter për transferimin e 28-vjeçarit duhet të paguajë 35 milionë euro.

Por për ta transferuar lojtarin në Giuzeppe Meazza, Interi duhet ta mposhtë konkurrencën e Bayernit. /Telegrafi/