Telegrafi

Pele tregon se kush është lojtari më i kompletuar argjentinas i të gjitha kohërave, injoron Messin dhe Maradonan

Pele edhe një herë ka folur për temën se kush është lojtari më i mirë në botë.

Legjenda braziliane edhe një herë tha se ai është lojtari më i mirë i të gjithë kohërave.

“Unë jam mbreti, kurse Messi është vetëm princ. Nuk mund të quaj atë (Messin) mbret, sepse është vetëm një i tillë”, ka thënë Pele për La Vanguardia.

“Besoj se Alfredo Di Stefano është lojtari më i kompletuar argjentinas, për mua ai ishte më i kompletuar se Maradona dhe Messi”.

“Lojtarët si Di Stefano and unë nuk janë të njohur shumë pasi ka pak incizime nga koha jonë”, ka shtuar për fund Pele. /Telegrafi/