Telegrafi

Pele: Ronaldo është lojtari më i mirë në botë, unë më i miri në histori

Legjenda braziliane, Pele ka thënë se Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në botë, dhe se ai është lojtari më i madh në histori.

Ish-sulmuesi i madh ka dhënë një intervistë në kanalin YouTube Pilhado dhe u pyet se kush beson të jetë lojtari më i mirë në botë.

“Sot lojtari më i mirë në botë është Cristiano Ronaldo”, ka thënë fillimisht Pele për këtë kanal në Youtube.

Lexo po ashtu Një izolim sikurse ky i Ronaldos – Portugezi po “shijon karantinën” në një vilë luksoze me pishinë në çati dhe pamje nga deti

“Unë mendoj se ai është më i miri, sepse ai është më i qëndrueshëm, por ju nuk mund të harroni Lionel Messin, natyrisht, por ai nuk është një sulmues”.

Pele dhe Ronaldo

Pastaj Pele u pyet në atë se kush do të llogaritet si lojtari më i madh në historinë e futbollit, ndërsa pas disa ‘politikave’ zgjodhi veten.

“Është një pyetje që është e vështirë për t’u përgjigjur. Nuk mund të harrojmë lojtar si Zico, Ronaldinho dhe Ronaldo dhe në Evropë, Franz Beckenbauer dhe Johan Cruyff”.

Lexo po ashtu LeBron James flet për futbollistët e tij të preferuar: E dua Cristiano Ronaldon

“Tani, nuk është faji im, por unë mendoj se Pele ishte më i mirë se të gjithë”, përfundoi legjenda braziliane.

Nuk është aspak befasuese që Pele e largoi legjendën argjentinase, Diego Maradona nga lista, duke pasur parasysh rivalitetin mes dyshes ndër vite. /Telegrafi/