Legjenda braziliane Pele, ka folur më në fund për vendimin e yllit argjentinas Lionel Messi.
Messi humbi penalltinë në finalen e Kupës së Amerikës përballë Kilit dhe pas ndeshjes njoftoi për largim nga Kombëtarja.
Por legjenda e Brazilit, Pele ka ngushëlluar Messin duke folur fjalë të mëdha dhe duke thënë se gjithë lojtarëve të mëdhenj ju ndodh një gjë e tillë.
“Ajo që i ndodhi Messit, ndodh gjithnjë në lojën e futbollit. Kush gjuan një penallti edhe mund ta humbas atë”.
“Për Messin ka qenë një dëshpërim i madh ajo humbje dhe për këtë arsyeje morri atë vendim. Jam i sigurt që pas disa ditëve ai do të qetësohet dhe do të rikthehet përsëri”, deklaroi Pele, duke shtuar se Messi është më i miri në botë.
“Janë shumë yje të mëdha që kanë humbur penallti. Kjo gjë iu ka ndodhur lojtarëve më të mirë në botë. Për mua Messi në 15 vitet e fundit ka qenë një nga futbollistët më të mirë në botë dhe kjo ka rëndësi”, përfundoi legjenda e Brazilit, Pele. /Telegrafi/