Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në Pejë.
Siç njofton Policia, vajza ka sulmuar fizikisht babënë e saj.
Rasti ka ndodhur rreth orës 13:00.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, babanë e saj. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka nxjerr vendim mbi ndalimin e të dyshuarës dhe e njëjta është dërguar në spitalin e Pejës pasi ka probleme shëndetësore”, thuhet në raportin e Policisë. /Telegrafi/