Telegrafi

Pejë, theret me thikë një person

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Pejë, pasi që të njëjtit kanë goditur me thikë një person.

Policia bën të ditur se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është duke u trajtuar në Spitalin e Pejës, transmeton Telegrafi.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjti dyshohet se kanë goditur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të renda trupore dhe është duke u trajtuar në spitalin rajonal dhe pas operacionit gjendja e tij është stabile”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/