Nuk janë të pakta rastet kur shoferët nuk respektojnë rregullat e komunikacionit, e një veprim që bie në kundërshtim me rregullat e komunikacionit e ka bërë edhe mëngjesin e sotëm një shofer, i cili ka vozitur në anën e kundërt të rrugës në magjistralen Pejë-Prishtinë.
Lexuesit e Telegrafit kanë dërguar një video ku shihet se si një shofer ka vozitur në anën e kundërt të rrugës, duke rrezikuar kështu edhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacion.
Në video, shoferi shihet duke lëvizur me një shpejtësi të madhe.
Ndryshe, në 24-orët e fundit kanë ndodhur 26 aksidente trafiku, 7 prej tyre ishin me persona të lënduar kurse 19 tjerë raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale./Telegrafi/