Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje lidhur me servisimin e një shporeti ka sulmuar me shkop druri viktimën.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 14:25 në Pejë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/