Telegrafi

U gjet i vdekur në një gropë të mbushur me ujë, policia jep detaje nga rasti në Karagaç të Pejës

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka dhënë detaje për rastin në Karagaç të Pejës, ku një person u gjet i vdekur në një gropë të mbushur me ujë.

Rastin e ka lajmëruar në polici një qytetar, transmeton Telegrafi.

Sipas dëshmitarit, gropa ka qenë e thellë rreth 2-3 metra.

“Më 01.03.2024 dëshmitari mashkull kosovar, ka informuar se në një gropë të mbushur me uji, të thellë rreth 2-3 metra është një trup njeriu”, thuhet në raportin e policisë.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë sot për Telegrafin, se viktima ende nuk është mundur të tërhiqet nga gropa.

Lexo po ashtu Një person gjendet i vdekur në afërsi të parkut "Karagaç" në Pejë

Ai gjithashtu tha se ende nuk është bërë identifikimi i viktimës, ndërkaq, sot pritet asistimi i FSK-së për tërheqjen e trupit./Telegrafi/