Site icon Telegrafi

Pejë, policia arreston babë e djalë pasi u përleshen fizikisht mes vete

Foto: Ilustrim

Babë e djalë kanë përfunduar nën prangat e policisë, pasi të njëjtit janë përleshur fizikisht mes vete.

Rasti ka ndodhur ditën e enjte në qytetin e Pejës, transmeton Telegrafi.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e bir), pasi të njëjtit ishin përfshirë në një rrahje mes veti. Gjatë përleshjes të dyshuarit kishin përdorur edhe mjete të forta”, njofton policia.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se pas pranimit të tretmanit mjekësor, me vendim të prokurorit njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje, kurse i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt./Telegrafi/

 

Exit mobile version