Policia e Kosovës ka njoftuar disa persona të panjohur kanë depërtuar në brendi të një shkolle fillore në Pejë, ku kanë dëmtuar disa objekte.
Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur më 3 korrik, transmeton Telegrafi.
“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë depërtuar në brendi të shkollës fillore me ç ‘rast kanë dëmtuar 5 vitrina, 11 karrige, 6 banka dhe kanë ndezur letra në korridor. Nuk dihet vlera e demit të shkaktuar, përderisa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/