Telegrafi

Pejë, një personi ia hedhin në tarracën e shtëpisë një mjet shpërthyes

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës njoftoi se një person ka raportuar se disa të panjohur, në tarracën e shtëpisë kanë hedhur një mjetë shpërthyes.

Rasti ka ndodhur të enjten në Pejë, në ora 21:13.

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/