Telegrafi

Pejë, konfiskohen barna pa banderola

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Pejë, në bashkëpunim me inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë kanë kontrolluar disa barnatore ku kanë gjet dhe konfiskuar  1724 paketime të llojeve të ndryshme të barnave pa banderola.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 14:00, në Pejë.

Lidhur me rastin  është njoftuar Prokurori dhe rasti mbetet nën hetime. /Telegrafi/