Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në Pejë.
Siç njofton policia, burrë e grua nën ndikimin e alkoolit janë rrahur mes veti.
“Pejë 17.05.2024-23:20. Raportohet se janë arrestuar një mashkull dhe një femër kosovarë (burrë e grua), pasi që të njëjtit nën ndikim të alkoolit janë rrahur mes veti”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Telegrafi/